Përplasje me armë në Durrës, ka të plagosur

Një përplasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit.

Nga informacionet e para mësohet se ka disa persona të lënduar në këtë shkëmbim zjarri mes dy makinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Shkozet, ku është qëlluar drejt automjetit ‘Benz’ me targa AA 333 ZD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat e para është mësuar se janë të paktën 3 persona të plagosur me armë, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?