Përplasje me armë në Durrës, të paktën një i vrarë dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pak çaste më parë, teksa armët e zjarrit janë shënuar në qytetin bregdetar, duke lënë edhe viktima.  Ngjarja, për të cilën ende nuk ka shumë informacione, ka ndodhur në një lokal në zonën e ish-kënetës.

Sipas raportimeve të para, mësohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të një personi i cili gjeti vdekjen, ndërsa nga të shtënat dy të tjerë mbetën të plagosur, por ende nuk dihet nëse kanë qenë rastësisht në ngjarje. Ende nuk dihet as motivi i kësaj vrasje, ndërsa pritet të mësohet edhe identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

SHKARKO APP