Përplasje me armë në Elbasan, 1 i vdekur disa të plagosur. Arrestohet autori

Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani. Mësohet se të plagosur kanë mbetur disa persona, mes tyre dhe një efektiv i forcave “Shqiponja”.

Partia Demokratike pretendon se pranë selisë së saj në këtë lagje është konstatuar një makinë dhe personat që ishin në të shpërndanin para në këmbim të premtimit për vota. Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona.
Dyshohet se autor i krimit është një ish-punonjës i forcave RENEA, Arbër Papleka, i cili është ndaluar më pas nga policia.

Dyshohet se Xhuvani dhe persona të tjera po qarkullonin me një automjet pa traga dhe shpërndanin para për votat. Mbështetës të PD në Elbasan kanë njoftuar policinë për këtë makinë dhe personat që sipas tyre shpërndanin para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kohës që policia ka qenë duke ardhur, ka nisur dhe përplasja mes Xhuvanit dhe mbështetësve të PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

56-vjeçari Pjerin Xhuvani është një person i angazhuar më herë me PDIU, më pas ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe së fundi ishte përfshirë në fushatën e PS. Emri i Xhuvanit është përmendur edhe në përplasjet politike të ndodhura në Ditën e Verës, ku ishte së bashku me personat që sulmuan militantët e PD.

Persona të plagosur:

Emiljan Prenga, 39 vjeç

Pavlo Vuksani, 50 vjeç

Eltjon Bodinaku, 32 vjeç

Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

Pjerin Xhuvani

Pjerin Xhuvani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?