Përplasje me armë në një lokal në Itali, shqiptari plagoset në këmbë (FOTO)
Një përplasje me armë në një lokal në Itali ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi shqiptar. Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spezia të vendit fqinj, në lagjen e njohur “Canaleto”.
“Gazzeta di Parma” bën me dije se shqiptari është plagosur me një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin Sant’Andrea dhe mjekët lajmërojnë se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasje që çoi në nxjerrjen e armëve, por pritet dëshmia e shqiptarit për autoritetet italiane.
KOHA JONË SONDAZH

