Përplasje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur

Perplasje me armë në Shkup. Përleshja ka ndodhur në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup ku janë përplasur me armë dy grupe me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë ka gjuajtur me pushkë gjysëm-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër.

Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa dy persona të tjerë luftojnë për jetë. Dëshmitarët thonë se ka patur të shtëna nga dy automjete, të cilat kanë lëvizur paralelisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat atje raportojne se nga një veturë xhip është shtënë në një veturë e markës Seat, ku ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, gazeta Koha shkruan se pasagjerët në makinën Seat kanë qenë dy shqiptarë dhe një maqedonas. Të shtënat mes dy automjeteve kanë filluar para zyrave të Prokurorisë Speciale dhe kanë përfunduar deri para kafiterisë Galeri që gjendet në rrugën Ruzvelltova, që shpie drejt Kopshtit Zoologjik në Shkup.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?