Përplasje me thika tek “Astiri” në Tiranë, një i plagosur

Një person është plagosur me thikë tek zona e njohur si “Astiri” në Tiranë.

Policia e Tiranës informon se ngjarja është raportuar rreth orës 10:15 minuta dhe është bërë shoqërimi në polici i autorit të dyshuar të identifikuar me inicialet R.C.

“Në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” informoi policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe se po vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?