Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Ministria e Brendshme

Pas tubimit në sheshin para kryeministrit, protestuesit janë drejtuar për në godinën e Minsitrisë së Brendshme. Disa protestues kanë çarë gardhin rrethues dhe kanë tentuar të hyjnë në oborr. Në këtë moment ka pasur incidente mes protestuesve dhe policisë.

Një prej protestuesve është dëmtuar dhe deputetët e PD kanë kërkuar praninë e mjekëve për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë, rreth orës 11:45 një grup protestuesish të opozitës kanë tentuar me forcë të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë ne ambientet e Kryeministrisë. Deputetë të PD dhe kreu FRPD, Belind Këlliçi kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar grupin e protestuesit që po përplasej me policinë. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve të PD situata para Kryeministrisë është normalizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?