Përplasje në protestë, Erisa Xhixho: U shtymë dhunshëm

Protestuesit dhe policia janë përplasur te sheshi “Wilson”. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se kjo është e papranueshme. Sipas saj policia po përcjell mesazhin që kush proteston, dhunohet.

“Ju ishit dëshmitarë si po rrinim në mënyrë paqësore në mes të sheshit dhe në një moment u shtymë në mënyrë të dhunshme, të papranueshme. Këtë tokë nuk e ka Rama, por është e shqiptarëve dhe kur vendosin shqiptarët të protestojë e vendosin shqiptarët. Dhe të mos japin urdhra politikë për të dhunuar gratë, vajzat e të moshuarit. Këta duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë. Ky mesazh jepet që çdo shqiptar që ushtron të drejtën e protestës, dhunohet”.

Deputetë të opozitës, ndër të cilët janë edhe Luan Baçi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, janë përplasur me policinë. Në përplasje u përfshi edhe Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

SHKARKO APP