Përplasje në selinë e PD, ndërhyn Berisha për të ulur tonet
Një debat i tensionuar ka shpërthyer këtë të hënë në selinë e PD-së, ku protagonistë kanë qenë Flamur Noka dhe dy drejtues degësh nga Kruja dhe Fushë-Kruja.
Sipas ”Report Tv”, këta të fundit kanë kërkuar sqarime për vendimin e bashkimit të degëve të tyre në një të vetme, një lëvizje që ata e kundërshtojnë hapur. Diskutimi ka degjeneruar në përplasje të forta verbale, aq sa zërat janë dëgjuar edhe jashtë sallës së mbledhjes.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti Arjan Ndoja, ndërsa situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së Berishës. Ky i fundit ka kërkuar uljen e toneve dhe lirimin e sallës, pasi përplasja ndodhi pak para nisjes së një mbledhjeje me koordinatorë dhe drejtues politikë. Ngjarja nxjerr në pah tensionet e brendshme në parti lidhur me riorganizimin e strukturave lokale.
KOHA JONË SONDAZH

