Përplasje në Universitetin e Shkodrës, studentët e quajnë rektorin “roje”
Studentët e Universitetit të Shkodrës janë ndarë në dy pjesë.
Disa prej tyre janë ngujuar brenda godinës, ndërsa pjesa tjetër kërkojnë që të zhvillojnë mësim.
Studentët e ngujuar kanë bllokuar derën, por me ndërhyrjen e rektorit, ato që donin të bënin mësim janë futur brenda.
Mësohet se rektori ka qëndruar te dera bashkë me punonjësit e sigurisë, derisa studentët u futën brenda.
Ndërkohë pjesa tjetër që ishin brenda filluan thirrjet ndaj rektorit, duke e quajtur “roje”.
KOHA JONË SONDAZH

