Përplasje te “Farie Hoti”! KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në ambientin e rinumërimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një vendim të ndërmjetëm të marrë sot në orën 12:55, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të larguar deputetin e PD, Asllan Dogjani nga ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave.

Sipas KAS-it, Dogjani ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e vëzhgimit, duke intimiduar numëruesit, si dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e komisionit.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të respektuar rregullat dhe për të ruajtur qetësinë, sjellja e tij është konsideruar e papranueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, KAS vendosi që Dogjani të ndalohet nga qëndrimi në ambientet e procesit të numërimit dhe i kërkoi Policisë të marrë masa për ta larguar dhe për të mos lejuar më rikthimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.
KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?