Përplasjet në KZAZ e Shkodrës, ndalohen disa persona
Policia e Shtetit ka ndaluar disa persona, pas përplasjes fizike të djeshme në një KZAZ të Shkodrës. Janë ndaluar dy qytetarë, një specialist i Zyrës së Bujqsisë dhe dy policë bashkiakë.
Raportohet se deri tani janë ndaluar dhe janë në paraburgim shtetasit Adi Garuci, Aleks Ndoj, Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi dhe tani po dërgojnë në paraburgim edhe Orlando Thepin.
Kujtojmë se dje në KZAZ Shkodër ka pasur përplasje edhe mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake. BW
KOHA JONË SONDAZH

