Përplasjet në protestë, Çollaku nga ”Rruga e Elbasanit”: Provokim i ashpër dhe i paarsyeshëm i policisë
Provokim të ashpër dhe të paarsyeshëm e quan deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku reagimin e policisë ndaj protestuesve. Nga ”Rruga e Elbasanit” ku është i pranishëm në protestë, ai tha opozita është në trysni të jashtëzakonshme për të mbrojtur e saj.
“Pjesëmarrja e mirë, ka shumë qytetarë, pati provokime të paarsyeshme nga policia. Ndjeva sens vetëpërmbajtje nga qytetarët motivimi dhe qëndrueshmëria është pjesë e logjikës së qartë opozitare. Është protestë qytetare dhe pse në thelb është mosbindje civile. Agresiviteti i policisë pa provokim nga qytetarët. Pati një djalë të dëmtuar. Nuk e kuptoj agresivitetin e policisë sonte nuk ka asnjë shenjë dhune të qytetarëve dhe është e paarsyeshme kjo sjellje e policisë”.
Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar protestën paqësisht por nuk përjashtoi përgjigje proporcionale në raport me provokimin. ”Qytetarët janë të vendosur për të vijuar paqësisht. Nuk përjashtohen përgjigje proporcionale në raport me provokimin. I papranueshëm provokimi i ashpër i dhunshëm i forcave të policisë.
Qëllimi ishte që të kuptohet që vendi është në anoramalitet të thellë. Opozita është në trysni të jashtëzakonshme për të mbrojtur të drejtën e saj dhe këtë që po tregon opozita duhet ta përçojnë të gjithë qytetarët. Besoj se PD nuk vjen në pushtet duke bllokuar rrugën, por me votë e cila duhet të çlirohet nga ky mekanizëm shtypës e represiv”.