Përplasjet në Shkodër, Bardh Spahia paralajmëron Ramën: Ky ishte vetëm fillimi

Pas përplasjeve të ndodhura pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës kokretisht në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ka folur për “BalkanWeb” ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Ai tha se kjo përplasje ishte vetëm fillim. Spahia theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton t’u imponojë shqiptarëve votime pa zgjedhje.

Përplasjet në KZAZ Shkodër, Bardh Spahia: Ky ishte vetëm fillimi

“Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve shkodranë. Kjo nuk është dhunë. Dhuna ishte tentativa  e policisë së shtetit për të uzurpu institucionet dhe duke iu imponuar qytetarëve të Shkodrës”-tha Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?