Përplasjet në Shkodër, Ngjela: Lleshaj dhe Rama të paaftë

Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ”Open” në Top Channel, e konsideroi ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, si të paaftë. Ngjela i referohej situatës së krijuar në Shkodër, ku Partia Demokratike tentoi pengimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama. ”Ministri i Brendshëm është i paaftë, duhet të fshihet menjëherë”, u shpreh Ngjela. Ai deklaroi gjithashtu se Rama është kryeministër i dobët, pasi menjëherë pas vendimit të Voltana Ademit për të mos dhënë leje për takimin, duhet ta kishte pezulluar nga detyra e kryebashkiakes. Sa i përket krizës politike, Ngjela tha se mazhoranca ashtu edhe opozita janë të lidhura me bandat. Dhe, sipas Ngjelës, kjo është arsyeja përse drejtuesit e partive politike janë të frikësuar nga reforma në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?