Përplasjet për detin, kryeministri grek Tsipras në Tiranë më 26 maj?

 

Gazeta ‘Greek Report’ jep lajmin se kryeministri Tsipras ka në axhendën e tij një vizitë në Tiranë në datën 26 maj në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP)

Kjo është  gazeta e dytë greke e cila bën më dije lajmin pas “Kathimerini,” gazeta të cilat kanë disa ditë që merren me çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe asaj që Shqipëria po pengon kërkimet greke për naftë në detin Jon.

Njësoj si “Kathierini”, edhe ‘Greek Reporter’ thekson se pas kësaj qëndron pikërisht Turqia, duke i bërë jehonë edhe vizitës së fundit të Erdogan në Tiranë, shkruan Dita.

Greek Reporter shkruan se Shqipëria kërkon ndryshim të kufirit detar me Greqinë dhe kjo është e nxitur nga qarqet që duan “Shqipërinë e Madhe”.

“Pas ankesës së Tiranës zyrtare, Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias po merr parasysh që të mos marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP ) në Tiranë të premten.

 

Analistët diplomatike thonë se një masë e tillë reagimi do t’i japë qeverisë shqiptare një alibi për të vazhduar provokimet dhe të izoluar Greqinë nga fqinjët e saj .

 

SHKARKO APP