Përplasjet për rrugën Vlorë-Orikum, Balluku: Brenda 30 ditësh përfundon

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është ndalur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë- Radhimë.

Balluku ka bërë me dije se brenda 30 ditëve, pra deri në fund të muajit qershor, Autoriteti Rrugor Shqiptar të rehabilitojë rrëshqitjen që ka pasur kjo rrugë, e cila ka sjellë dhe trafik të rënduar për zonën.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj Balluku përmendi edhe debatin e krijuar mes Presidencës dhe Qeverisë për aksin Vlorë -Orikum, mbi rehabilitimin e të cilës, Rama ka akuzuar kreun e shtetit se e ka bllokuar.

Mirë do ishte të sqaronim mirëmbajtjen që nuk u bë nga FSHZH. Pra përvec faktit të mbylljes së kësaj emergjence do të merremi në një të ardhme dhe me mirëmbajtjen e kësaj rruge që është shumë e rëndësishme që u krijon akses bizneseve në këtë aks, duhet zgjidhur dhe problematika që kemi pasur me rialokimin e fondeve edhe nga bllokimi që është bërë nga Presidenca”, tha Balluku.

“Në janar të këtij viti, FSHZH mori iniciartivën për të rehabilituar këtë aks duke bërë asfaltimin e këtij segmenti me një kërkesë të saj, por fondet munguan për shkak të një zhvendosje të kredisë nga Lumi i Vlorës në këtë kontratë. Më pas para një muaji FSHZH deklaroi që fondet nuk i ka për këtë kontratë dhe u rikthye prap te ARRSH që mori inisiativën për ta bërë”, sqaroi Ergys Verdho i ARRSH.

Lidhur me rrëshqitjen në aksin rrugor Vlorë-Orikum, Balluku tha se është bërë dhe kallëzim në Prokurori.

Ka pasur punime ilegale nga disa biznese të zonës kemi bërë kallëzime në prokurorinë e Vlorës për të marrë masat e duhura. ARRSH ka nisur me procedurën emergjente për riparimin e kësaj pjese të rrugës, pasoja të dëmshme si për trafikun si për ekonominë e zonës, është një ndërhyrje që s;ka qenë e parashikuar dhe s;duhet të ndodhte. Me rëndësi mos të kemi trafik të rënduar, kemi një plan për të hapur në mënyrë provizore bypass e Vlorës, pra trafiku do procesohet nga ai aks e ky do mbetet vetëm për trafikun e brendshëm për vizitorët që duan të aksesojnë Radhimë e Orikum, të gjithë pastaj drejt rrugës në Bypass e Vlorës.

Kjo është situatë e paprecedentë në fakt, s’kemi pasur ndërhyrje të këtij kalibri, proluroria të marrë masat e duhura se precedentë të tillë s’duhen krijuar. Në 30 ditë duam ta mbyllim ketë ndërhyrje për ta bërë të aksesueshme dhe për kontroll të këtij aksi ku ka pasur ndërtime ilegale gjatë viteve të fundit”, tha Balluku.

SHKARKO APP