Përplasjet PS-­LSI, Tavo: Probleme të brendshme të socialistëve

Deputeti i LSI­-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka mohuar që LSI të ketë përishur marrëveshjen me PS-­në për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut.

Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS­-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë.

Por Vangjel Tavo thotë se LSI nuk ka arsye të prishë marrëveshjen, duke qenë se të dy kandidatët janë të PS-së.

Ai shprehet edhe se këto janë probleme të brendshme të PS-­së, që po përpiqet t’i transferojë tek LSI.

“E para, LSI s’ka pse të përfshihet në debat. Nuk ka pasur kandidatë për këshillin e qarkut. Të dy kandidatët kanë qenë këshilltarë të PS-­së. Kështu që kushdo që përpiqet që problemin që ka brenda PS ta eksportojë drejt LSI­-së e koalicionit bën shumë gabim, sepse LSI shquhet për mbajtjen e fjalës dhe të premtimeve si dhe të marrëveshjeve që ka bërë ndër vite. Nuk është LSI ajo që prish marrëveshjen, por ajo që unë nuhas si një politikan i vjetër kjo po bëhet për të nxjerrë jashtë vetes problemet e PS-­së në Gjirokastër. Nuk është LSI që ka prishur marrëveshjen, sepse nëse do të kishte kandidatë atëherë mund të flitej. Por kur unë s’kisha kandidat, nuk e kuptoj. Kam mbetur i befasuar kur e dëgjova. Të thuash që prishi LSI marrëveshjen, këtë nuk e kuptoj dhe të mos gjejnë gjuhën këshilltarët e socialistëve“, thotë Tavo.

SHKARKO APP