Përpunonte drogë në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për përpunim narkotikësh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ardi Rexhepi, banues në fshatin Xhafzotaj.

Ky shtetas siguronte lëndë narkotike në sasi, i pëpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq gjatë kontrollit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?