Përqafim vëllazëror tek Xhamia e Namazgjasë, Rama: Ka qenë për mua çështje nderi. Erdogan: Më e madhja në Ballkan

Pas fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës, kryeministri Edi Rama shkoi dhe përqafoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Rama falënderoi Erdogan për ndihmën e madhe të dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie dhe e çmoi presidentin turk si mik dhe popujt shqiptarë e turq si vëllezër. Kurse presidenti Erdogan gjatë fjalës së tij, theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i solidaritetit mes dy vendeve, si edhe shtoi që është xhamia më e madhe në Ballkan.

“Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, miku im i çmuar, të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Të nderuar të ftuar dhe ju miq, më lejoni t’iu falënderoj miqësisht. Jam veçanërisht shumë entuziast dhe i lumtur së bashku me ju. Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat. Personalisht jam shumë me fat që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut, që xhamia e Namazgjasë, e cila është më e madhja në Ballkan, të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen veçanërisht për mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë gjithë këtij procesi ndërtimi. Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre kaq madhështore. Më e madhja në Ballkan, e cila do të zërë vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët e thella, duke kaluar edhe 6 shekuj. Xhaminë e Madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që transmeton vlerat nga tradita tek e ardhmja e deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit. Arkitektura osmane që dominon në Ballkan.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që falin Namazin. Xhamia nuk është vetëm si një objekt kulti, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksional, duke i shërbyer myslimanëve. Xhamia ka salla konferencash, bibliotekë. Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgimin e pasur të Shqipërisë me muzeun që ndodhet brenda xhamisë. Dua të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë dhe vëllazërisë mes nesh”, u shpreh Erdogan.

Nga ana tjetër, gjatë fjalimit Rama tha se u desh një vullnet i mirë për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre. ”Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni, por në vëllazëri shqiptare. Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skidën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”,-tha Rama.

SHKARKO APP