Përroi i Lazaratit del nga shtrati, izolon dy lagjet
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dherash në Gjirokastër. Si pasojë inertet bllokuan rrugët.
Një përrua në Lazarat ka dalë nga shtrati duke “ndarë” dy lagje. Në videon e siguruar nga Ora Neës shihen inertet që kanë bllokuar rrugën.
Ato kanë rënë dhe në përroin në Lazarat duke penguar dhe rrjedhën e saj.
Ndërsa po dërgohen mjetet dhe forcat për çbllokimin e kësaj rruge.
Si pasojë e reshjeve, e rrezikshme paraqitet dhe situata në shkëmbin e fshatit Labovë e Madhe, Gjirokastër.
Ekspertët e xhenjos erdhën për të parë situatën dhe do të informojnë komandën e tyre dhe do të angazhohen për t’u rikthyer sa më shpejt për të hequr rrezikshmërinë.