Përse Viti i Ri fillon më 1 janar?

Ideja e përdorimit të ditës  së parë të Janarit për të shënuar fillimin e vitit të ri i takon Julio Çezarit pesë dekada para lindjes së Jezu Krishtit. Para vendosjes së kalendarit Julian (në vitin 46 p.e.s.) ka patur shumë kalendarë të tjerë që vitin e ri e fillonin në data të ndryshme nga ajo e 1 Janarit.
Edhe me përhapjen e kalendarit Julian, shumë vende vazhduan të përdorin data të muajit mars ose shtator si kreun e vitit kalendarik, sipas faqes “Life Sience”.
Në Evropën mesjetare për shembull, Viti i Ri shihej si një festë pagane, kështuqë viti i ri u shpërngul në data më të pranueshme, si 25 Dhjetori, ditën që Kisha e Krishterë e përdori për të festuar lindjen e Krishtit, ose 25 Marsi dita e Përgëzimit.
Gjatë dhjetëvjeçarit të shtatë të shekullit 16, Papa Gregori vendosi në fuqi kalendarin Gregorian, dhe në këtë mënyrë data 1 janar rifitoi vendin e saj si dita e parë e vitit.
Kjo ndryshim në fakt nuk u pranua zyrtarisht nga Anglia përveçse më 1752, dhe deri atëherë, Anglia dhe kolonitë e saj amerikane e festonin Vitin e Ri më 25 Mars.

SHKARKO APP