Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar, Kalo: Vaksinimi me ritme të përshpejtuara

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo është shprehur optimist për situatën e pandemisë në vend, teksa ka bërë të ditur se në vend është shënuar 24 orëshi i dytë pa shtrime në Spitalin Infektiv. Kalo thotë se është ende herët, pasi ka ende punë për të bërë për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.

”Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT. Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, maskat, higjiena personale dhe kolektive, distancimi fizik dhe vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19”, u shpreh Kalo.

Po ashtu Kalo tha se edhe atyre që u shprehën kundër vaksinimit ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët. ”Nëse për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, shoqërisht dhe personalisht ju lutem të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të mantelbardhit”.

SHKARKO APP