Përshëndetja e ftohtë me Ramën, kryeministrja Brnabić: Ai kërkon sanksione ndaj Serbisë
Teksa kryeministri Edi Rama priste liderët e BE-së dhe rajonit në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, ajo që ra në sy ishte përshëndetja e “ftohtë” e kreut të qeverisë me homologen e tij serbe, Ana Brnabić. Kjo e fundit ka thënë për mediat serbe se nuk mund të sillej ndryshe me një lider i cili kërkon që vendi i saj të sanksionohet.
“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, po ashtu si me të gjithë në rajon. Nuk mund të jesh asnjëherë thjesht një politikan, ndonjëherë je dhe qenie njerëzor. Kjo jo është mënyra sesi unë ndihem. Nuk jam e lumtur. Nuk e di pse ai veproi ashtu, dhe nuk bën asnjë sens pasi nuk është në linjë me marrëdhëniet tona të mira të fqinjësisë dhe as me atë që ne po bëjmë me Iniciativën e Ballkanit të Hapur”,-tha Brnabic.
Mediat serbe raportuan po ashtu më herët se nuk ishte e vërtetë që kryeministrja Ana Brnabić nuk ishte prezente në foton familjare. Por fotot e publikuara në faqen zyrtare të Këshillit Europian tregojnë të kundërtën.