Përshkallëzohen tensionet, hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës

Përshkallëzohen tensionet nga protesta e opozitës, e cila po mbahet para Bashkisë së Tiranë. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë, atje ku opozita proteston që prej orës 11:00.

Nga hedhja e molotovit, është shkaktuar zjarr i madh në hyrje të Bashkisë. I gjithë ky incident ka ndodhur teksa në podium fliste Belind Këlliçi.

Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?