Përshtati magazinën për të krijuar “bitcoin” duke vjedhur energjinë, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtatur një magazinë në banesën e tij për të prodhuar kripotomonedhën Bitcoin. Ngjarja u zbulua në Malësinë e Madhe, ku zbulimi u bë përmes gjurmimit të vjedhjes së energjisë dhe informacioneve të marra nga policia e Shkodrës.

Në pranga përfundoi Muhamet Hotaj, 60 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

60-vjeçari do të përballet me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?