Persona me maskë lidhin familjarët dhe u grabisin gjithçka
Një familje ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.
Mësohet se tre persona të paidentifikuar ende kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë, shkruan Balkanweb.
Nga raportimet e para, bëhet e ditur se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.
Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.