Personat që lejohet të udhëtojnë drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë
Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine ka treguar si cilat janë kategoritë e personave që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë.
Sipas tij aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit grekë, shqiptarët me leje qëndrimi greke, shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë, trupi diplomatik për arsye pune, shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore dhe të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.
Por që duhet të plotësojnë kushtet: Të kenë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze. Ai sqaroi se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.