Personazhi demokrat i protestës së sotme

 

Varfëria e tejskajshme, kushtet e vështira ekonomike e kishin detyruar këtë të moshuar të udhëtonte nga Preza, në Tiranën e protestave.  Mëngjesi i ditës së sotme ishte ndryshe për të, pasi që ishte ngritur më herët, kishte konsumuar diçka dhe kishte marrë rrugën e largët për të ardhur në Tiranë. Pamja e tij ishte ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë "Kam që në vitin 1999, që dal në demonstratë dhe do dal derisa të kem fuqi", shprehet 80-të vjeçari.

“Për të protestuar erdha dhe sot”,- tregon i moshuari, teksa lëviz me hapa të shpejtë për tu larguar nga turma e protestuesve të PD-së. Në dorë si për koincidencë mban gazetën "Rilindja Demokratike", e i revoltuar ofendon rëndë Kryeministrin Rama. "Është një fjalë e urtë popullore, që kur vdes njeriu ne i hamë hallvën, por Ramës duhet ti japin vezën në gojë, nuk vazhdohet më kështu",- shprehet i moshuari.

Në dorë mban një vezë të cilën e gjeti rastësisht në grumbullin e të rinjve që gjuanin. Sapo sheh kalimtarët ai thërret: “Këtë vezë do ti japin Ramës e ta mbajë ai në gojë”.

Një detaj i cili të ngjall kureshtje është dhe qeleshja e tij, e cila një histori të veçantë. Gjithmonë ai mban qeleshen e tij që e ka të trashëguar nga i ati, ndaj nuk mund të mos e merrte në protestë

Redjon Shtylla

SHKARKO APP