Personi i parë që u vaksinua kundër Covid-19 në Shqipëri: Nuk e besonim, u bë realitet

11 janar 2021, është data që shënoi nisjen e procesit të vaksinimit ndaj Covid-19. Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo, ishte personi i parë që mori vaksinën Pfizer. Pasi mori vaksinën, Çomo foli shkurt për gazetarët, duke u shprehur e lumtur që më në fund vaksina u bë realitet edhe për Shqipërinë.

”Ishte kënaqësi e madhe që u bë realitet edhe pse nuk e besonim. Ne jemi njerëzit më të gëzuar, pasi jemi përballur me një realitet shumë të vështirë”,-tha ajo.

Mjeku Pëllumb Pipero tregoi për gjendjen e tij pasi u vaksinua. ”Jam i qetë. Ndjehem mirë. Nuk pata ndonjë efekt anësor, të paktën deri tani. Fasha e riskut, të gjithë qytetarët të nevojë të jenë pjesë e këtij procesi. Unë jam njoftuar dje nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht, efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla, të paktën ato që njohim, efektet anësore afatshkurtra. Nuk kemi dijeni ende për efekte anësore afatgjata sepse vaksina është relativisht e re. Bëhet fjalë për dhimbje, për skuqe, ndonjëherë të përziera, të vjella, por që unë nuk i pata. As personat që janë vaksinuar deri tani nuk i kanë pasur”, u shpreh Pipero.

SHKARKO APP