Përtej fasadave të lyera me bojë elektorale, Pojana: Dënimi për qeverinë do të jetë masiv (FOTO)
Nënkryetari i LRI-së dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Klevi Pojana ka denoncuar atë që ai e quan si fasada e lyera me bojë elektorale, por sipas tij, dënimi për qeverinë më 25 prill do të jetë masiv. ”Përtej mashtrimeve banale zgjedhore ngjyrë mavi ekziston Tirana e vërtetë, Tirana e lënë pas dore, Tirana e varfër. Të duhet të përshkosh vetëm 2.6 kilometra nga qendra e kryeqytetit për të mbërritur në rrugën ‘Ymer Sallaku’ në njësinë 8”,-shkruan Pojana.
Postimi i plotë
Përtej fasadave të lyera me bojë elektorale, përtej premtimeve të dala boje, përtej mashtrimeve banale zgjedhore ngjyrë mavi ekziston Tirana e vërtetë, Tirana e lënë pas dore, Tirana e varfër.
Të duhet të përshkosh vetëm 2.6 kilometra nga qendra e kryeqytetit për të mbërritur në rrugën ‘Ymer Sallaku’ në njësinë 8.
Gjendja që dëshmon fotoja nuk ka nevojë për koment.
Data 25 Prill po vjen dhe dënimi për këtë ‘qeveri harrese’ do të jetë masiv dhe i paprecedent!