Përurimi i kinemasë ”Maks Velo”, kreu i FRPD: E turpshme përdorimi që i bëri Veliaj sot pas vdekjes (VIDEO)
Këlliçi shkruan se Velo dashuronte Teatrin si vepër të tjetrit, pra kishte dashuri për arkitekturën, gjë që Erion Veliaj nuk e kupton dot.
Për më tepër Këlliçi dënon përurimin e kësaj kinemaje nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj sipas të cilit e përdori sot Maks Velon pas vdekjes në mënyrë të turpshme.
”Të duash veprën tënde është normale, por të duash Teatrin, veprën e tjetrit, është dashuri për arkitekturën! Dhe Maks Velo e kishte këtë dashuri, çka një shkatërrimtar si Erion Veliaj nuk mund ta kuptojë! E turpshme përdorimi që i bëre sot Maksit pas vdekjes!”- shkruan Këlliçi.