Përurohet laboratori veterinar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore

 

Zv Kryeministri, Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, morën pjesë të hënën në inagurimin e Laboratorit Qëndror Veterinar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, në periferi të Tiranës.
Ministri Panariti, në fjalën e tij vlerësoi se, ky është investimi më i madh deri tani në fushën e veterinarisë. "Investimi prej 1 milionë euro është financuar me fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare. Ky është laboratori më modern në Ballkan për analizat të cilat sigurojnë shëndetin e kafshëve bujqesore"-tha ministri Panariti, njëherazi dhe akademik i shquar në këtë fushë, që ka studiuar për shkenca veterinare.
Monitorimi i shëndetit të kafshëve, është garanci për sigurinë ushqimore. Ndërsa, laboratori bashkohorë, vijoi kreu i bujqësisë, do të jetë në shërbim të fermerëve dhe bizneseve në kuadër të zbatimit të reformës veterinare.
Sipas tij, kushteve bashkohore diagnostikuese i përgjigjet edhe një staf i kualifikuar specialsitësh për parandalimi, zbullimi dhe identifikimin e sëmundjeve të kafshëve bujqësore.
Ndërsa Zv.Kryeministri, Peleshi u shpreh se, laboratori i ri do të garantojë sigurinë ushqimore në vend dhe produktet tona do tē jenë më sigurta, më te çertifikuara falë këtij investimi.

SHKARKO APP