Përurohet Qendra e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët në Qafë Botë
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Ministria e Brendshme përuruan sot Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë.
Ngritja e Qendrës së Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm ka ardhur si nevojë për fluksin e shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përmes pikës kufitare më jugore me Greqinë.
“Organizata Ndërkombëtare për Migracionin është e përkushtuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe mirëqenies së migrantëve, si dhe në ndihmën e qeverive për të përballuar sfidat operative të menaxhimit të migracionit. Qendra e re është një shembull që do të garantojë trajtimin dinjitoz të migrantëve dhe do të sigurojë, ndër të tjera, strehim, ndihmë mjekësore dhe siguri”,-tha Alma Jani, drejtuese e Zyrës së IOM-it në Shqipëri.