Përvetësuan 1.6 mln lekë duke u shtirur si administratorë banke, pranga 36-vjeçares, në kërkim bashkëpunëtori
Një 36-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit. Në pranga ka rënë V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj, shtetasi S. K.
“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”” njoftoi policia.
Sipas uniformave blu,k ëta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.