Përvjetori i vr@sjes së të atit, Rudina Hajdari tregon pse nuk iu bashkua homazheve: E njëjta rutinë, ndaj sot…
Rudina Hajdari ka munguar në ceremoninë e homazheve të organizuar për të shënuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të saj, Azem Hajdari. Ceremonia e zhvilluar pranë monumentit të tij në Tiranë, përfshiu përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, miq dhe të afërm, por Rudina Hajdari nuk ishte e pranishme.
Ish-deputetja e PD-së, teksa ka postuar një foto të vjetër të familjes, kohë kur Azemi ishte në jetë, shkruan se ”Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë”.
Postimi i plotë
Babi, për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë. Dhe m’u kujtua se ti nuk do të kesh mundësinë t’ia prekësh dorën Sihanës, mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne.
View this post on Instagram