Përzgjedhja e kandidatëve, Bardhi: Rama me hile vendosi të mbyllë listat, ne hapëm procesin

Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Lidhur me këtë proces, që pritet të mbyllet në fillim të muajit tetor, reagon edhe Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i PD shprehet se, “entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen”.

Sipas Bardhit, diferenca mes PD dhe Ramës po bëhet gjithmonë e më shumë më e dukshme.

“Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve”, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE”.

SHKARKO APP