Përzgjedhja e Kryeprokurorit, Ibrahimi: Peng i ankimimit të vendimit të Këshillit

Shtyhet të paktën deri më 16 tetor procedura për pikëzimin dhe renditjen e tre kandidatëve për prokuror të përgjithshëm, Olsi Çelaj, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritej të diskutonte sot për metodologjinë që do të përdorej, por kryetari, Genti Ibrahimi tha se ankimimi i kandidatit të skualifikuar Lulzim Alushajn në Gjykatën Administrative është pengesë ligjore. ”Jemi në një fazë të avancuar të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Procesi është pezulluar për shkak të ankimit të vendimit të këshillit në lidhje me skualifikimin e një kandidati. Deri në pritje të shqyrtimit të ankimit, Këshilli përgatitet për fillimin e procesit të vlerësimit dhe të pikëzimit dhe kjo metodologji i shërben pikërisht këtij procesi”, u shpreh kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?