Përzgjedhja në administratë, me 12-13 mars faza e dytë! Emrat dhe datat e studentëve të ekselencës (Lista)

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së vendeve të lira të punës në institucionet e shërbimit civil, në portalin punëtëmbarë.al është publikuar edhe lista e studentëve të ekselencës që do të përzgjedhin vendet e lira të punës në institucionet që janë jashtë shërbimit civil.

Kandidatët e kualifikuar sipas grupeve të pozicioneve të punës të publikuara në thirrjet për shprehjen e interesit të 9 (nëntë) sistemeve ministrore, të renditur sipas mesatares dhe sipas radhës së përzgjedhjes kanë në listë edhe datën dhe orën kur duhet të paraqiten për të bërë përzgjedhjen e vendeve të punës.

Procesi i përzgjedhjes së vendeve të punës parashikohet të bëhet me datat 12 dhe 13 mars pranë Departamentit të Administratës Publike. Ndërkohë, në këtë fazë të dytë të procesi në total janë 342 studentë ekselence.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e studentëve që do të përzgjedhin vendet e lira në institucionet jashtë shërbimit civil: 

Swiss Digital Mobile Reklama

http://punetembare.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/Lista-KOD-PUNE-per-publikim-final.pdf?fbclid=IwAR1Tg34inf33rDC1_HB6BuRi4Ld_yd63NsSYvzL8csEMvW2IwsLl9h2Ljkg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?