Përzgjidhen prokurorët për dosjen ”Shullazi”

Përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e cila përmes një njoftimi për mediat bën me dije se: “Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi”.

Organi i akuzës bën me dije se emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës, e cila është më 25 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë Arta Marku ka urdhëruar procedimin disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan shortin. Seanca e pretencës ishte vendosur për në 11 shtator, por prokurori Eneid Nakuçi, i sëmurë befas, ka kërkuar leje 6-mujore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse prokurori ka frikë apo është kërcënuar. Këto dyshime shtohen edhe për faktin se Donika Prela gjatë mbledhjes ka propozuar blindim të grupit hetimor, me propozimin që nga dy prokurorë, gjatë mbledhjes në pretencë të paraqiten katër, përfshi edhe atë vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?