Pesë dosje zhbllokojnë Gjykatën e Lartë

Rregullorja e miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për zhbllokimin e 5 ekstradimeve të mbetura pezull në Gjykatën e Lartë iu është dërguar këtë të mërkurë kryetarit të gjykatës së Xhezair Zaganjori.

Ky i fundit mësohet se ia ka përcjellë kancelarit të gjykatës, i cili do të vërë në lëvizje Këshillin e Lartë Gjyqësor në mënyrë që të hedhë shortin me gjyqtarët e Apeleve që kanë 13 vite eksperiencë dhe kanë kaluar vettingun.

5 çështjet janë relatuar nga këshilltarët dhe pritet vetëm caktimi i gjyqtarëve për të shqyrtuar. RTV Ora ka mësuar se ekstradimet që presin janë për Valentina Dushkun, Kastriot Elezajn, Hajri Seferin, Besnik Lekën dhe Robens Beberi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të mërkurë (24 korrik) përfundon dhe afat i aplikimeve për katër kandidaturat jo gjyqtarë, kandidatë për anëtarë me mandate të plota në Gjykatën e Lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani mësohet se kanë aplikuar 8 juristë por një shifër më e saktë pritet të jepet të enjten ku do të priten edhe aplikimet që janë bërë në zyrat postare.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?