Pesë gropat fatale të Haxhinastos mbi urën e Fushë Krujës
Flitet shumë herë për aksidente automobilistike për fajin e sinjalistikes apo rrugës, e cila nuk mirëmbahet. Kanë ndodhur plotë aksidente për fajin e shoferëve, por siç ndodh në Fushë Krujë, tek Ura që është pjesë e rrugës Tiranë- Lezhë nuk ka si të mos ketë aksidente orë e çast, ose me e pakta që të ketë dhjetëra e dhjetëra makina të cilat thyejnë gomat apo përplasen.
Mbi urën e Fushë Krujës janë hapur pesë gropa sferike, të cilat edhe ditën nuk shikohen e jo me natën. Gropat janë të shpërndara në krejt gjatesinë e urës sa mund ti ikësh njerës gropë, por përfundon tek tjetra.
Por drejtoria përkatëse e mirëmbajtjes së rrugëve në zonën e Krujes, e sidomos të rrugës nacionale as që e merr mundimin ti mbush apo riparojë. Kalojnë autoambulanca, makina, e plotë mjete të tjera; kalojnë qytetarë të thjeshtë që u prishen makinat apo bëjnë aksidente, kalojnë deputetë e ministra (se kryeministri nuk vjen ne Veri) dhe asnjë nuk flet për këtë vend aksidentesh mbi urë.
E mira e do që ministi i Transporteve të kalojë, sidomos natën, por të jetë vetë në timon! Atëherë do ta provoje se çfarë gropash fatale janë hapur mbi urë dhe çfarë burim rreziku janë për aksidente.
Kalo zoti Haxhinasto mbi urë!
KOHA JONË SONDAZH

