Pesë orë sfidë me flakët! Përfundon operacioni i shpëtimit në qendrën tregtare të Lushnjës! 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës në spital
Pas pesë orësh, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i banorëve dhe qytetarëve nga qendra tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët.
Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në vendngjarje ishin ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, zv/drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.