Pesë vjet burg vajzës, që aksidentoi të birin e Avenir Pekës

Gjykata dha 5 vite burg për 26-vjeçaren Uarda Çota, pasi u shpall fajtore për aksidentin me pasojë vdekjen e djalit 11-vjeçar të ish-zv. ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014.

Gjykata e Tiranës dha vendimin për 26-vjeçaren Çota pas gjykimit të shkurtuar, kërkuar nga ana e saj.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 8 vite burg ndaj saj, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në përfundim të nëntë seancave të zhvilluara me gjykim të shkurtuar, togat e zeza kryesuar nga Shefkije Demiraj vendosën dënimin e Uarda Çotës me 5 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti me pasojë vdekjen e 11-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit në aksin e Unazës së Re, pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet. Nga hetimet rezultoi se shoferja 26-vjeçare Uarda Çota drejtonte një mjet “Mercedez Benz”, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 100 km në orë, nga 40 km që ishte tabela kufizuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas aksidentit u proceduan penalisht dhe drejtuesit e firmave, që kryenin punime në këtë aks rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?