Pesë zv/ministra nga Kosova, dy u ”zhdukën”

Kabineti qeveritar ”Rama 2” që në fillim të mandatit nisi me pesë shqiptarë nga Kosova, të shkolluar kryesisht në perëndim. Besa Shahini, zv.ministre e Arsimit; Hajrullah Çeku zv.ministër i Mjedisit dhe Turizmit; Ilirjana Bajraktari zv.ministre e Shëndetësisë, Valbona Shujaku, zv.ministre e Kulturës ndërsa pesë muaj më vonë u shfaq edhe Genc Cakaj, fillimisht si këshilltar i kryeministrit dhe më pas në postin e zv.ministrit të Jashtëm.

Pothujse një vit më pas, Cakaj dhe Shahini ia dolën të fitonin besimin e kryeministrit. Por zv.ministrin i Mjedisit dhe Turizmit, Hajrullah Çeku, u dorëhoq në tetor me arsyen se bashkëshortja e tij do të bëhej me fëmijë dhe se kërkonte t’i qëndronte pranë.

Asnjë informacion nuk ekziston për Ilirjana Bajraktari, për të cilën u tha se ishte në postin e zv.ministres së Shëndetësisë, ndërsa Valbona Shujaku vijon të jetë numri dy i ministres së kulturës edhe pas largimit të Mirela Kumbaros.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?