Pesha e shiut në qytetin bunkier (betoni) të Durrësit

Nga: Nora Malaj, ish-deputete e LSI-së

Thonë që kur bie shiu është bereqet! Do të ishte një bekim i madh se shiu pastron mjedisin , qe per fatin tone te keq është aq i ndotur, pastron rruget dhe pluhurin , po edhe ujit produktet bujqësore. Po ja që per qytetin e Durresit , shiu nuk sjellë gjithe gëzim! Pas cdo shiu vjen një përmbytje ! E të mendosh që Durresi “shnderrohet “ne Venecia, sa hap e mbylle syte.

Kjo e ka dhe nje pergjigje . Vjen nga fakti i betonizit në menyrë babëzitëse. Dhe qytetarët detyrohen te ecin në shi, të futen deri në gju dhe të kalojnë pengesat , duke u shtrënguar me njëri-tjetrin dhe pse duhet ruajtur distancën se është periudhe covidi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pertej fakti të lënies pa shtepi nga tërmeti, mureve të cara apo jetës së pasigurtë, vuajtjet e durresakëve nuk kanë te sosur.. Ja dhe shiu që permbysi gjithcka . Dhe sa shumë duhet te durojne keta qytetare te mire dhe te devotshem qe te mos vuajnë nga moti, nga indiferenca totale e shtetit që bene vetëm makiazh nga pasigurtē e ndertimit, nga mungesa e punësimit , nga ekonomia tejet e lodhur dhe që shumë familje po i con drejt varfërimit, po dhe nga situata Covide qe jeten e bene te pasigurte?

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa sheh ketë foto, kupton se përtej situatës së vështirë të se perditshmes shiu tregon se cfare masakre është bere me Durresinë. Po fajin nuk e ka shiu po ata që masakruan këtë qytet të bekuar! Shiu thjeshtë është “revizori” që tregon cfarë masakre i është berë e vazhdon t’i bëhet qytetit bunkier të Durresit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?