Peshkatari mbytet në Pogradec, polumbarët në kërkim të trupit

I zhdukur që nga 31-dhjetori, nisin kërkimet për peshkatarin e mbytur në Pogradec

Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit. Peshkatari Gëzim Seitllari sipas “Balkanweb” ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë por vetëm dje një skaf ka dalë në mbrëmje për të kërkuar por ka gjetur vetëm varkën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot kanë dalë në liqen të gjithë shokët e tij peshkatarë për ta gjetur por pa rezultat. Po kështu sot në mëngjes janë nisur nga Tirana polumbarë për të bërë kërkime. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të peshkatarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?