Peshkim i paligjshëm në Dibër, procedohen penalisht 3 persona
Dibër
Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.
Në vijim të punës për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, është goditur një rast i gjuetisë së peshkimit në mënyrë të paligjshme, si rezultat i të cilit filloi procedimi penal për shtetasit :
Xh.S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer peshkim në mënyrë të paligjshme në lumin Drin i Zi.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kapsolla dhe fitil zjarr përcjellës të përdorura nga shtetasit e lartëpërmendur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.