Peshkonin me lëndë plasëse, dy amatorët përfundojnë në spital

Shkuan për të kapur peshk me dinamit, mbeten në plagosur vetë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes ne kanalin e Çukës, në vendin ku disa dite me pare humbi jetën 55-vjeçari, Arben Shaqiri.

Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjeç nga Çuka, peshkonin me lëndë plasëse për rrjedhoje u plagosen dhe u transportuan ne spitalin e Sarandës për ndihmën e parë.

Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha te Sarandës e nisen 46-vjecarin, Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohe që 59-vjecari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?