Peshkopi/Nxënësit si në mesjetë, dru nga shtëpia për t’u ngrohur

Në shkollën fillore të qytetit të Peshkopisë, fëmijët që mësojnë në temperatura deri -11 gradë, nëse nuk marrin dru nga shtëpia mund të ngrijnë në klasë. Drejtuesit e Bashkisë kur u informuan për praninë e kameras në ambientet e shkollës dërgon një përfaqësues që na kërkoi të filmonim kaldajën që u ndez dhe çuditërsiht filloi e të thotë se në qarkun Dibër ngrohja në shkolla është e garantuar.

”Të gjitha shkollat janë të furnizuara me dru dhe në shumë shkolla funksionon kaldaja”, thotë Agron Cara drejtor i shërbimeve Bashkia Dibër. Që kjo kaldajë ndizet çdo ditë nuk të bind për sa kohë që qeset plot me dru në duart e fëmijve dhe prindërve të tyre dru dhe deklaratat e tyre thonë totalisht të kundërtën.

Pasi konstatum këtë problematikë më pas mësuam dhe një fakt tjetër që vërteton se në këtë shkollë ngrohje nuk ka. Deputeti i opozitës jashtë parlamentit Xhemal Gjunkshi thotë se dhe orët e mësimit për këtë arsye nuk bëhen të plota. ”Gjatë kësaj periudhë drejtoria në qarkun e Dibrës kanë reduktuar orët e mësimit”, thotë Gjunkshi. Ky nxënës e pohon dhe marrjen e mësimit me orar të pjesëshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?